Eksperienca e Kylian Mbappe te Paris Saint Germain është në muajt e fundit, pasi sulmuesi 25-vjeçar francez duket i vendosur që të bashkohet me Realin e Madridit në fund të sezonit, kur edhe i përfundon kontrata me klubin francez.
Ëndrra e Mbappe për të veshur fanellën e Realit është e vjetër tashmë, por duket se pas 7 sezonesh në kryeqytetin francez, tashëm është gati të transferohet në Madrid, teksa pritet që zyrtarizimi të vijë brenda muajit shkurt.
Për të veshur fanellën e Realit të Madridit, Mbappe ka bërë një sakrificë ekonomike të konsiderueshme, pasi pritet të firmosë me një pagë ndjeshëm më të ulët sesa 72 milionë eurot në sezon që i ofronte PSG-ja.
Për më tepër, sipas paktit që ka bërë me Al Khelaifin, Mbappe ka marrë përsipër të heqë dorë nga bonusi i besnikërisë prej 80 milionë eurosh, nëse largohet me parametra zero nga PSG-ja.
Tashmë në Madridi janë të bindur se magjitë e Mbappe do të mund t’i shijojnë live nga shkallët e “Santiago Bernabuet” që prej verës së ardhshme, teksa Ancelotti ka nisur të studiojë tashmë një Real me yllin francez në qendër të projektit./SuperSport
Top Channel
- Champions League: Gordon ‘poker’ golash, Newcastle ‘luan tenis’ me Qarabag, sheh 1/8 e finaleve në horizont - 18/02/2026
- “Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë - 18/02/2026
- “Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti - 18/02/2026