Është shtyrë për në datën 27 shkurt në orën 12 seanca për Vangjush Dakon.
Deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të promenadës bregdatare.
Gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstaoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.
Vangjush Dako, ish- kryetari i Bashkisë së Durrësit, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre në bashkëpunim në dy raste.
SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.
Rasti i dytë që çoi në prangosjen me 6 qershor 2023 e përfundimisht në marrjen si të pandehur të ish- kryetarit të bashkisë së dytë më të madhe në vend, lidhet me procedurat e prokurimit të shëtitores së Durrësit nga Bërryli në Currila në vitin 2014.
Për të, SPAK thotë se bashkia kishte një fond limit prej 21 milionë lekësh. Ndonëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i bëri të ditur Bashkisë Durrës në vitin 2015 se ishte bërë një gabim në përllogaritjen e shumës që Komisioni Kontraktor kishte bërë, në mënyrë që të rikuperohej dëmi ekonomik, faturat vijuan të paguhen.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026