Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve dhe një grup ministrash. Qëllimi i takimit ka qenë riorganizimi i PS në bazë.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se në kongresin e fundit është dhënë detyra e riorganizimit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Ai sqaron se do bëhet një analizë për detyrat që drejtuesit në bazë kanë pasur në zgjedhjet e fundit dhe do vlerësohet puna e tyre në fushatën e shkuar. Nëse shihet se nuk ka pasur rezultate të kënaqshme do bëhet edhe ndryshimi i tyre.
Në mars pritet të mbahet Asambleja Kombëtare e PS por ende nuk është një datë e vendosur për organizimin e saj.
Ndërkohë në prill do mbahet zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026