Policia ka publikuar sot një video në të cilën evidentohen kalimtarë të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kaluar rrugën aty ku nuk ka sinjalistikë për një veprim të tillë, apo akoma më keq duke kapërcyer trafik ndarëset.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, ndërsa ka shtuar se personal e gjetur në shkelje janë gjobitur.
Postimi:
Vëmendje, Këmbësorë! Rregullat e Sigurisë janë për të Gjithë!
Në videon e mëposhtme, ju do të shihni pamje të këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha. Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
♂️ Ne, kemi marrë masa ndëshkimore ndaj këtyre veprimeve gjatë muajit të fundit. Kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.
Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt!
⚠️ Kujdesi nis nga secili prej nesh! Respektoni vizat e bardha! ⚠️
https://fb.watch/pQz7eObMKP/?mibextid=v7YzmG
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026