Dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, pasi u mor në pyetje për katër orë në lidhje me aferën e privatizimin të ish-kompleksit Partizani.
Ndër të tjera, Malltezi është shprehur se ndaj nuk ka vepër penale të korrupsionin, pasi nuk ka qenë kurrë zyrtar.
“E para e punës, nuk ke vepër penale të korrupsionin, sepse nuk kam qen zyrtar” tha ai, ndërsa shtoi se është pyetur si një person nën hetim.
Sa i përket shifrës 5.4 milion euro, e cila pretendohet të jetë përfitim i paligjshëm nga kjo aferë, ai dha se kjo është një shifër e ekzagjëruar dhe për këtë ishte në dijeni edhe SPAK.
“Nuk u pyeta për shifër konkrete, por mbi të ardhurat. Ato i kam ligjore të gjitha. Edhe SPAK e ka të qartë që shifra është e ekzagjeruar” shpjegoi Malltezi.
I pyetur nëse u lejua të merrej në pyetje me kapele, Malltezi tha:“Kapelen e linin këtu, nuk e di pse.”
- Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër? - 08/11/2026
- Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti - 08/11/2026
- “Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’ - 08/11/2026