Dy ditë më parë, Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me jetë nga një person anonim.
Ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor u zhvillua mbledhja e komisionit për mbrojtjen e magjistratëve.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Këlliçit i është dhënë mbrojtje e veçantë për 3 muaj nga komisioni ku anëtarë janë përfaqësues të KLP, KLGJ, ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme.
Gjyqtares do t’i ofrohet siguri nga Garda e Republikës deri në një vendimmarrje të dytë nga Komisioni.
Kallëzimi dhe kërkesa erdhi me pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre.
Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026