-1.5 C
Tirana
20 / 01 / 2026

Denaj: Kthimi i mbetjeve të gjelbra në pleh organik, të ardhura shtesë për pushtetin vendor

Kompostimi i mbetjeve të gjelbra bën të mundur që riciklimi dhe administrimi i mbetjeve urbane të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin e kësaj zone.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj takoi fermerë të zonë së Cërrikut, ku theksoi rëndësinë e kthimit të mbetjeve të gjelbra në pleh organik.

“Mbetjet e gjelbra nuk mbeten më si papastërti rrugëve, po kthehen në pleh organik duke rritur cilësinë e prodhimeve të fushës, ulur kostot e grumbullimit dhe volumin e mbetjeve të depozituara në pikën fundore, si edhe krijojnë të ardhura shtesë për pushtetin vendor”, u shpreh ajo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x