Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Lulzim Basha po pret një masë tjetër nga SPAK për Sali Berishën, në mënyrë që të “thyej” heshtjen.
“Unë e kam të qartë pse nuk flet Basha. Është një arsye që Basha, më mirë i vëzhgon këto ngjarje sesa merr pjesë. Për arsye të shkathtësisë së mendimit nuk mund ta elaborosh aq shpejt një gjë që ndodhë.
E dyta, problem tjetër është që ju e dini që Basha qendron aty për arsye të një qendrimi pro amerikan në kohët më të vështira të politikës së SHBA. Ai qendron aty për PD-në.
Ashtu siç po i vijnë rrotull, me qendrime më të forta, siç është Alibeaj, Bejko, etj. Kështu që ai po pret një sinjal se si do të reagojë, e dyta po pret një tjetër masë të SPAK ndaj Berishës”, tha ai në emisionin “Real Story”.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026