9.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Zjarri në Lushnjë, banorët tentojnë të dalin nga dritaret. I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt objektit

Flakët e zjarrit janë intensifikuar në qendrën tregtare në Lushnjë e cila ndodhet në katet e para të një pallati 12 katësh.

Banorë kanë mbetur të bllokuar në pallat, dhe siç shihet nga fotoja, ata tentojnë të dalin nga ballkonet dhe dritaret.

Mësohet se pallati nuk ka shkallë emergjence.

Behetme dije se i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur për të Lushnjë, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që ka kapluar pallatin nga të katër anët.

Zjarri dyshohet se ka nisur nga një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, por ende nuk dihet shkaku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x