Afro 8 mijë udhëtarë kanë mbërritur në portin e Durrësit gjatë ditës së djeshme duke shënuar dhe ditën me fluks më të lartë lëvizjesh në këtë pikë kufitare.
Shtetasit shqiptarë, mes tyre dhe të huaj kanë mbërritur me 4 tragete paradite dhe 2 të tjerë pasdite përmes linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.
Nga ana e autoritetit portual janë marë të gjithë masat e duhura për të përballuar fluksin në rritje, duke krijuar lehtësira brenda territorit të portit në qarkullim.
Sakaq nga ana e policisë së kufirit është dyfishuar numri i pikave të kontrollit të dokumentacioneve duke shmangur rradhët e gjata.
Përgjatë tre ditëve të fundit nëpërmjet portit të Durrësit kanë hyre mbi 20 mije shtetas shqiptarë mes tyre dhe të huaj që vijnë ne vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026