Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti për shkak të ndërtimeve pa leje.
Bashkë me kryekomisarin, është pezulluar nga detyra edhe shefi i Postës policore në Farkë, Flamur Sula.
Më përgjegjësi duket se janë gjetur edhe nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.
Pezullimi i 4 efektivëve është bërë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Ecuria disiplinore për zyrtarët policorë nisi pas zbulimit të pallatit 8 katësh pa leje në zonën e liqenit të thatë në pronësi të biznesmenit Julian Morina.
Bisnesmeni në fjalë ende nuk ka vendosur nëse do të ushtrojë të drejtën e parablerjes me çminin e tregut të pallatit apo do t’ja dhurojë qeverisë për ta përdorur për interes publik, për të shmangur konfiskimin.
- Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët - 22/10/2026
- Ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim - 22/10/2026
- “PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi! - 22/10/2026