Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar me aksionin e tyre. Këtë të mërkurë ata nuk lejuan mbajtjen e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.
I pari i aksionit ishte Flamur Noka. Ai u ul në karrigen e kryetarit të këtij komisioni, duke e lënë në këtë mënyrë Nasip Naçon në këmbë.
Për pasojë mbledhja nuk u zhvillua dot. Ndërkohë mes deputetëve socialistë e demokratë pati edhe debate.
Një ndër to ishte ajo mes deputetit Edmond Spaho dhe atij socialist, Vullnet Sinaj.
Edmond Spaho: Përgjegjësa jeni dhe ju nuk është vetëm Edi Rama. Kemi folur sa kemi plasur, kjo po na shkon mbrapa. Lejoni të krijohen komisione parlamentare.
Vullnet Sinaj: Hajde pra flasim.
Edmond Spaho: Ia keni vënë vizën 43 deputetëve.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026