Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare mes kaosit dhe tymit të Sali Berishës, duke i quajtur të ezauruara punimet për sot.
Socialistët janë larguar nga salla duke lënë deputetët e Rithemelimit të vetëm. Këta të fundit në pamundësi për audiencë e kanë lënë përgjysëm ‘aksionin’.
Ndërkohë për mediat jashtë sallës Sali Berisha tha se asgjë s’mund ta ndalojë mosbindjen civile.
Ai u shpreh se kur të marrë pushtetin do ta hetojë Edi Ramën për shumë gjëra.
“Rama ka takuar në Dubai klanet e drogës. Ndërsa Vullnet Sina ka vjedhur pronat e fshatrave të Vlorës. Olsi Rama është shok me Amant Josifin tek call centerat. Djegësi i Tiranës është i pahetuar. Sterilizimi ka kushtuar mijëra jetë ndaj do hetohet shushunja e kunatit të Ramës, Vilma Nushi. Manastirliu dhe tenderat e Covid nuk harrohen kollaj” – akuzoi Berisha këdo që i vinte ndërmend.
/javanews/
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026