15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Pas spektaklit të Ansamblit Mirdita në “Gurra Popullore”, në TOP CHANNEL 

Shteti i shqiptarëve duhet të “hapë qesen” për pasuritë kulturore, që shkëlqejnë identitetin tonë kombëtar

Nga Musa Kurtulaj

Plaga e emigracionit e ka goditur rëndë edhe popullin shqiptar (gjysma e popullsisë është e shpërndarë nëpër botë), ndaj tënxjerrim mësime shpejt dhe të ruajmë së paku atë që fatmirësisht ende e kemi: autoktoninë kulturore artistike!

Spektakli i Top Channel “E DIELL”, kësaj radhe në “Gurra Popullore” kishte të ftuar Ansamblin e Mirditës! Artistët e Mirditës si gjithmonë sollën në studion dhe ekranin e këtij televizioni për teleshikuesit buqetën e pasur, shumë të pasur të traditës, muzikës e këngëve autoktone të krahinës së Mirditës, pa të cilat arti muzikor shqiptar do të ishte i mangët! Ansambli Mirdita është një emblemë e kulturës popullore shqiptare! Kjo është shumë e rëndësishme tëtheksohet në këtë atmosferë globalizmi ku është përfshirë edhe shoqëria shqiptare! 

Mirdita është identitet me këtë pasuri të pastër kulturore artistike qëka! Është e vështirë të ruhet e trashëgohet kjo pasuri, pasi tallavajadhe disa rryma të tjera muzikore “moderne” e kërcënojnë dhe e rrezikojnë autoktoninë e vlerave muzikore tradicionale, por Mirdita është një nga pikat e referimit se si punohet e luftohet për ti ruajtur e pasuruar këto vlera! Dhe natyrisht, një meritë të madhe, shumë tëmadhe ka këtu edhe televizioni Top Channel që ka krijuar këtë hapësirë të konsiderueshme me “Gurrën Popullore”, për ti promovuar mrekullisht “xhevahiret” kulturore – artistike e shpirtërore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Mirdita ishte e radhës sot, duke pasuar shumë të tjera nga veriu në jug e nga jugu në veri! 

Ndërsa po i hidhja këto shënime shpejt e shpejt, më erdhi në mendje edhe spektakli përjavshëm i televizionit Vizion Plus “Këngë moj”, që i është përkushtuar prej viteve promovimit të këngës popullore tëqyteteve tona, nga Peja e deri në Gjirokastër! 

Edhe ky spektakël është një kontribut i jashtëzakonshëm për tëruajtur, trashëguar, kultivuar dhe promovuar këngën popullore qëmban “vulën” shqiptare me këngëtarët dhe instrumentistët saj! Është e vështirë, shumë e vështirë të realizohet e gjithë kjo ndërmarrje e madhe, shumë e rëndësishme, edhe nga artistët e grupet artistike, edhe nga televizionet që kanë marrë përsipër ti kushtohen kësaj fushe ku gjallon identiteti ynë artistik kombëtar! 

Prandaj, është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të hartojë një politikë të posaçme që, në bashkëpunim me grupet artistike si i Mirditës e të tjerët si ai dhe me televizionet që kanë treguar se janë të gatshme të shërbejnë në këtë drejtim, si Top Channel e VizionPlus apo edhe TV Klan i dikurshëm me “Këngët e Shekullit”, tëpunohet për ti pasuruar e promovuar sa më shumë këto vlera tëqenësishme kombëtare, pasi ndryshe rrezikojnë të zbehen deri në venitje! 

Kjo politikë e Ministrisë së Kulturës mendoi se duhet të konsistojë në radhë të parë në financimin e artistëve, grupeve artistike dhe televizioneve që i shërbejnë këtij qëllimi! Nuk është aspak e tepërt që për një çështje e tillë të diskutohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, dhe të miratohet edhe një ligj i veçantë! Nuk ka ruajtje, pasurim, kultivim, trashëgimi dhe promovim të “xhevahireve” tëkulturës sonë artistike kombëtare pa financim! Këtë duhet ta kenë shumë mirë të qartë të gjithë ata të zgjedhur vendimmarrës, qeveritare dhe drejtuesit më të lartë të shtetit! Plaga e emigracionit e ka goditur rëndë edhe popullin shqiptar (gjysma e popullsisë është e shpërndarë nëpër botë), ndaj të nxjerrim mësime shpejt dhe tëruajmë së paku atë që fatmirësisht ende e kemi: AUTOKTONINË KULTURORE ARTISTIKE! 

Prandaj, shteti i shqiptarëve duhet të “hapin qesen” për këtë çështje! Sa më shpejt, qa më mirë, sa më vonë aq më keq! Me një Festival Folklorik Kombëtar njëherë në 5 vjet, si ai i Gjirokastrës, pavarësisht rëndësisë së madhe dhe të pamohueshme që ka, nuk arrihet të ruhet, kultivohet, pasurohet e trashëgohet kjo pasuri qe e shkëlqen identitetin tonë kombëtar!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x