15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Deklarata e fortë e ish-zëdhënëses: Basha i bën gjërat natën për arrestimin e Berishës

Gazetarja Juela Meçani, e ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se Lulzim Basha është një nga njerëzit që e dëshiron më shumë arrestimin e Sali Berishës.

“Basha mendoj se është një nga njerëzit që priste që Sali Berishës t’i viheshin prangat. Deri aty ka arritur antagonizmi dhe urrejtja e tij, sepse shikoj fjalorin e fortë që po përdor tani. Sipas asaj që di unë, ai po vepron, por i bën gjërat natën ose jashtë shtetit, duke lobuar që të dëmtojë Sali Berishën dhe grupin rreth tij”, tha Meçani.

Sipas gazetares, Lulzim Basha e ka strategji bërjen e gjërave nën rrogoz: “Bën lobime me ndërkombëtarë që i ka miq. Por, i bën jashtë shtetit. Ai po qëndron te cepi për t’i dhënë goditjen përfundimtare Sali Berishës, por nuk ka karizmën e të qënit lider”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x