Sali Berisha ka pasur një ‘ftesë’ për kryeministrin Edi Rama. Mes akuzave se ky i fundit ka vjedhur miliona lekë të shqiptarëve, Berisha e fton në një tryezë, “kokë me kokë” e sipas tij t’u tregojnë se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës.
“Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. T’u tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi”,tha Berisha.
Në vazhdën e kësaj deklarate, Berisha thotë se kjo është arsyeja se përse Rama mohon ngritjen e Komisioneve Hetimore.
“Këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar. Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pushteti i thjeshtrit për t’u pasuruar vajza e familjes”, përfundoi Berisha.
Opozita kërkon ngritjen e 8 Komisioneve Hetimore, por që kundërshtohen nga mazhoranca. Për pasojë, opozita ka bllokuar zhvillimin normal të seancave parlamentare.
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026