Zbardhet tre raste të grabitjeve të ndodhura në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Sipas policisë autorët janë identifikuar dhe proceduar penalisht. Bëhet fjalë për tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç si edhe një 41-vjeçare banuese në Tiranë.
41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”. 3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026