13.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Sherri Sula-Çollaku, Braçe ironizon: Revolucioni nuk e paska pushim! Dhunë mbi çdo deputet, edhe të partisë së tyre

Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.

Çollaku dhe Sula kane shpërthyer nw ofendime ndaj njeri tjetrit. Deputeti i cili mbështet Lulzim Bashën i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar kolegun e tij se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cenuar fizikisht.

Është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Debati  i ashpër në Kryesinë e Kuvendit

Çollaku: O Dash

Shehu: Jam bo dele unë o Niku. O kokrra..mos them ndonjë gjë tjetër

Çollaku: Mos hyrë në këto, bëj punën tate. Të foli njeri, të foli njeri?

Sula: O udhëheq i madh…

Çollaku: Mos më bëj si trim se e dimë ça je

Sula: Ik tashi…

Çollaku: O lëngaraq, palaço

Sula: Po ik, le kokrrën e namit, servil, legen

Çollaku:  Deputeti qëllon deputetin

Sula: Ku të qëllova? O mashtrues. Ti je mashtrues. Ti mashtron ditën në diell

Çollaku:: Palaço, bën këtu demokratin ti, opozitarin dhe në darkë çon mesazhe

Sula: Unë të çoj mesazhe..?

Çollaku: Hapi letrat të shohim ku i ke tendera

Ironizon Braçe : “Revolucioni nuk e paska pushim”,Dhunë mbi çdo deputet, edhe të partisë së tyre

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas sherrit që ndodhi vetëm pak minuta më parë mes deputetëve demokrate Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku jashtë sallës së komisionit për Çështjet Evropiane.

Braçe u shpreh në rrjetet sociale me ironi se “revolucioni nuk e paska pushim sot” dhe se “po ç’integron komisionin e integrimit”.

“Dhunë tërësisht fizike, një për një, mbi çdo deputet, përfshi edhe deputetët e partisë së tyre”, shkroi Braçe më tej në reagimin e tij. Deputeti socialist vijoi duke i cilësuar demokratët si “milici fashiste”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x