14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Mes tymit dhe kaosit, Balla thirrje opozitës: Mos u keqpërdorni për hallin e pengmarrësit të PD-së. Flakadanët, vepër penale…

Taulant Balla i është drejtuar opozitës së Sali Berishës nga ulësja e ministrit.

Ai tha se sjellja e pahijshme për hallin e një njeriu të vetëm përbën edhe vepër penale, për aq kohë sa janë përdorur flakadanë dhe lëndë kimike.

“Sot shumica e projektligjeve qe duhet te diskutonim jane propozime te opozites. Deputete e saj duhet të merrnin fjalën dhe të shpjegonin projektligjet e tyre. Por kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht. Fakti që nuk merrni përsipër të prezantoni projektligjet tuaja e vështirëson marrëdhënien tuaj me njerëzit. Mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng PD-në prej 33 vjetësh. Kjo që ndodh sot këtu s’ka lidhje me parlamentarizmin. Meqenëse kërkon komisione hetimore, përse nuk mbledh 28 firma dhe t’i drejtohet Kushtetueses?” – tha Taulant Balla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x