Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.
Rama shprehet se aktualisht po punohet në aksin Prekal – Lotaj për zgjerimin e rrugës
Projekti konsiston në sistemimin, profilimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga fshati Prekal deri në hyrje të fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.
Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me vlerë prej 200 milionë lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit? - 05/11/2026
- Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse - 05/11/2026
- Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth - 05/11/2026