Me tensione është shoqëruar paraditja e sotme në Kryesinë e Kuvendit, pasi deputetët e opozitës nuk u lejuan që të futen në zyrat e Kryesisë.
Ata u penguan nga Grada, ç’ka solli më pas edhe përplasje, ndërsa disa prej deputetëve, të përjashtuar nga Kuvendi pas vendimit të Komisionit të etikës, kapërcyen hekurat dhe u futën brenda. Ndërkohë më pas, disa te tjerë zgjodhën që të futen nga dritaren.
Ndërkohë është zbardhur edhe shkresa e Kuvendit drejtuar Gardës, ku njoftohet se deputetët e përjashtuar, nuk do të lejohen që të jenë pjesë e aktiviteteve në Kryesinë e Kuvendit, deri në përfundim të aftit.
Shkresa që sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit, mban date 2 nentor dhe ku njoftohen për emrat e 6 deputetëve të përjashtuar të opozitës.
Në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026