Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe një situatë kaotike në të gjithë vendin duke aktivizuar plotësisht strukturat shtetërore, ekipet e emergjencës, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikës dhe policinë të cilët kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.
Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi zyrtar ka garantuar mobilizim të plotë të strukturave shtetërore gjatë këtyre orëve kritike.
“Mbrojtja” bën me dije se në kryeqytet, situata është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohe që po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.
Ndër të tjera, ministria njofton se një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit.
Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026