Një familje ka mbetur e bllokuar në fshatin Rraboshtë të Lezhës.
Familja ka mbetur e bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga një kanal i bllokuar. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje po shkojnë emergjencat civile për zhbllokimin e kanalit.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që vijuan edhe gjatë natës në Lezhë, situata aktualisht paraqitet e qetë, pa problematika. Reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët, herë herë me intensitet deri mesatar afat shkurtër, deri në orën 08:00, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,
Probleme të furnizimit me ujë të pijshëm nuk raportohet. Probleme të furnizimit me energji elektrike ka në të gjitha zonat rurale, për shkak të erës dhe rrjetit të amortizuar.
Grupet e punës të OSHE po punojnë për riparimin e defekteve ndërsa kuotat e lumenjve Drin e Mat janë në nivele minimale.
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026