Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do t’u drejtohet qytetarëve më 8 tetor.
Ai paralajmëroi se do të flasë se lidhje me kursin politik të vendit në planin ndërkombëtar, si dhe për masat që do merren për të përballuar dimrin, shkruan Euronews Serbia.
Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se do të rritet presioni ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën.
“Me 5 tetor të shohim se çfarë do të ndodhë me Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës dhe a do të fillojë vërtet procedurën për pranimin e Kosovës në anëtarësim, më 6 tetor është një Samit i madh në Pragë, ne do të marrim pjesë atje”, nënvizoi ai.
Fjalimi i Vuçiç, vjen pas marrëveshjes që Serbia nënshkroi së fundmi me Rusinë, ku të dyja shtetet do të koordinojnë politikat e tyre të jashtme.
- Champions League: Gordon ‘poker’ golash, Newcastle ‘luan tenis’ me Qarabag, sheh 1/8 e finaleve në horizont - 18/02/2026
- “Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë - 18/02/2026
- “Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti - 18/02/2026