Të enjten, në Gjenevë të Zvicrës, Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Zyra e OKB-së në Gjenevë dhe Misioni i Përhershëm i Kinës në OKB në Gjenevë zhvilluan bashkërisht ekspozitën e posaçme “Udhëtim nëpër qytetërime”. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe drejtori i CMG-së Shen Haixiong, kryetari i Komitetit të Veprimtarive Kulturore të Zyrës së OKB-së në Gjenevë Francesco Pisano dhe ambasadori i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër Chen Xu.


Në fjalimin e rastit, drejtori Shen tha që Gjeneva dhe Kina e Re kanë lidhje të veçanta. “Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, me një vizion të gjerë të fateve të përbashkëta të njerëzimit, ka paraqitur Nismën e Qytetërimit Global dhe ka krijuar një pikturë të bukur e madhështore të qytetërimeve botërore, duke pasur reagime të gjera në komunitetin ndërkombëtar. Qytetërimi kinez ka përmbledhur thelbin e qytetërimeve të njerëzimit dhe është ngjyra bazë e kombit kinez. Në epokën e re, Kina po përpiqet të ndërtojë qytetërimin modern të kombit kinez. Si media më e madhe komplekse ndërkombëtare, CMG-ja ka marrë përsipër detyrën e nxitjes së shkëmbimeve të qytetërimeve, dhe nëpërmjet komunikimit të integruar ‘ide+arte+teknologji’, po përpiqet të nxitë vendet e botës të realizojnë miqësinë mes popujve të tyre, lidhjen e zemrave dhe modernizimin e përbashkët. Synimi është që gjithnjë e më shumë miq të bëhen bashkudhëtarë me zemra të ndërlidhura,” tha drejtori i CMG-së në Gjenevë.

- Rrëfimi për zhvarrimet në Zubin Potok, rikthehet shpresa për familjarët e viktimave të luftës: Më në fund mund të kenë një varr - 11/08/2026
- “Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë - 11/08/2026
- Eklipsi diellor rrit interesin në Europë, rriten ndjeshëm çmimet e hoteleve, turistët paguajnë mesatarisht 793 dollarë - 11/08/2026