Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, ka sulmuar Top Channel, pas raportimit të lajmit se dhëndrit të Berishës iu sekuestrua vila në Gjirin e Lalzit, ku vetë Sali Berisha kalonte verën dhe fundjavat.
“Top Channel ose sic njihet ndryshe Top Inceneratori për shkak të miliona eurove financime që Zoto dhe Mërtiri i kanë bërë kësaj mediaje dhe pronares së saj, nën diktatin e Ramës dhe mafies së plehrave, disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit.
Bëjmë me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!
Lajmi përbën një shpifje amorale qëllimi i të cilës është mashtrimi i opinionit publik për llogari të Ramës dhe ortakëve mafiozë të pronares së kësaj mediaje”, thuhet në reagimin e Garos.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026