Nënkryetarja e PD, Flutura Açka ka deklaruar për mediat se Gazment Bardhi nuk mund të flasë në emër të PD dhe aq më pak të Grupit Parlamentar, në lidhje me masën ndaj Sali Berishës.
Açka është shprehur se, PD mbështet drejtësinë dhe se nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.
“Bardhi nuk mund të flasë në emër të PD dhe aq më pak të Grupit Parlamentar.
PD mbështet drejtësinë dhe nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.
Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve”, tha ndër të tjera ajo.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026