Gazeta e Nikolle Lesit ne nje shkrim opinion shpreh habine ne lidhje me heshtjen e Gazmend bardhbit, i afruar me shume buje tek “Foltorja”, ne lidhje me marrjen ne pergjegjesi penale te Berishes nga SPAK, permes vendimit “detyrim paraqitje”
“Tashmë Berisha është nën akuzë zyrtare nga SPAK. Dhe jo akuzë dosido, por pikërisht për korrupsion dhe në favor të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Ndërkohë deri tani ka folur vetë Berisha, është prononcuar Edi Paloka, Flamur Noka dhe një numër politikanësh të tjerë, duke e quajtur këtë akuzë nga SPAK si politike.
Edhe Ilir Meta doli dhe tha se është me urdhër të kryeministrit Rama.
Nuk harroi të fliste Lulzim Basha.
Nuk ka folur vetëm Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD, ku Berisha është në grupin e tij, pasi janë përbashkuar.
Ndaj Gazment Bardhi nuk mund të fshihet apo të bëjë sikur nuk di gjë.
Ai ka detyrimin të dalë publikisht në lidhje me ndalimet e SPAK dhe akuzat për ish-kryeministrin e PD”, shkruan gazeta e Lesit.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026