Dy oficerët e policisë që shkuan në selinë blu mbrëmjen e së shtunës janë larguar pa e takuar Sali Berishën. Të paktën kështu ka deklaruar vetë kreu i Rithemelimit pasi është larguar edhe vetë nga selia e PD-së pas mesnate.
“Respektoj Kushtetutën, procesi duhet të kishte nisur nga Parlamenti,” mësohet të jetë shprehur Berisha.
Dy oficerët u paraqitën në selinë blu për t’i komunikuar liderit demokrat masat e sigurisë si dhe për t’i marrë pasaportën pasi nuk i lejohet që të largohet nga vendi.
“Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të Kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj.”
Berisha i referohet nenit 73, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit, nuk lejohet kufizimi i çfarëdollojshëm i lirisë së ligjvënësve pa marrë leje nga Kuvendi.
Kreu i Rithemelimit theksoi po ashtu, se aksioni i nisur nga opozita të enjten, ditën kur mbahej seanca plenare, është pa kthim.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026