11.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Berisha sulmon familjen e Ramës dhe SPAK: Prokurorë mercenarë. Gruaja dhe thjeshtra jote…

Sali Berisha e ka nisur me rreth gjysmë ore vonesë konferencën për shtyp që paralajmëroi pas arrestimit të dhëndrit të tij.

Sot me urdhër të SPAK, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi ranë në prangat e policisë të akuzuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Vetë Berisha figuron me masën detyrim paraqitje dhe akuzohet për korrupsion pasiv dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Prej kohësh, ai ka deklaruar se familjarët e tij janë të pastër dhe të gatshëm të paraqiten në SPAK për t’u pyetur, të bindur se s’kanë shkelur asnjë ligj.

Por ja çfarë deklaron Sali Berisha sonte:

SALI BERISHA: Edi Rama i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij dhe aferat që s’ka drejtësi që e shpëton. Edi Rama ka humbur mandatin sipas Kushtetutës me tenderat që ka fituar burri i motrës së Linda Ramës, apo thjeshtra e tij Xhillari. Linda Rama s’është më deputet i Kuvendit de facto. Edi Rama pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht nga unë për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh. Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, duhet të lëviz nëpër Shqipëri. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhte kurrë pa vendimin e institucioneve përkatëse. Por prokuroria është seksion i Partisë Socialiste. Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash ndërsa dhëndri im është ndaluar në aeroport teksa priste të shoqen. Ndalohet pa u marrë asnjëherë në pyetje nga asnjë prokuror. Lidhur me akuzat deklaroj se janë pa asnjë bazë dhe sulme të ulta të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ai mendon se duke angazhuar prokurorinë kundër meje dhe familjes time në momentin që opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim, do mund të frenojë aksionin opozitar. Deklaroj para shqiptarëve se asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk do të mund të ndalojë betejën e opozitës gjer në fitoren e plotë të saj. Këto masa vetëm sa shumëfishojnë vendimin tonë në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në Parlament.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x