Tre gola vendimtarë dhe dy asist në gjashtë ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë. Dy herë fitues i çmimit goli më i bukur nga UEFA. Rrjeta me peshë, që kanë nënshtruar kundërshtarë me emër si Polonia dhe Çekia.
Jasir Asani është ylli i momentit të Shqipërisë, që ëndërron të luajë në Serie A italiane. Një dëshirë që mund të realizohet në merkaton e janarit.
Më kërkojnë në Itali, Gjermani, Arabi dhe Spanjë. Në janar do të transferohem te një nga këto liga. Si çdo shqiptar, jam i fiksuar pas Serie A. Në Shqipëri, përveç klubit tonë të zemrës, të gjithë mbështesin një skuadër italiane”, tha Asani.
Asani foli edhe për mbështetjen e tifozëve fantastikë të Kombëtares.
“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim një stadium si “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnin plot. Jemi të çmendur për futboll”.
Aktualisht, 28-vjeçari luan te Guan-gju, por me ofertat nga ligat më prestigjioze, aventura në Korenë e Jugut pritet të përfundojë pas pak javëve.
- Transaksionet e dyshimta të pasurisë – Shitja e apartamentit nga Malltezi te Safet Gjici, vajza e ish-kryeministrit deklaroi të ardhura nga qiratë edhe pas shitjes - 16/09/2024
- Tha se i manipuluan intervistën/ Moderatorja reagon sërish: Nuk kam thënë kurrë që më ka ngacmuar një ish-drejtor - 16/09/2024
- EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Zaloshnjes: 50.6% e Tiranës do të votonin për PS, 29.4% për PD dhe 3.2% për partitë e vogla - 16/09/2024