Fituesi i zgjedhjeve të pjesshme të 24 shtatorit, Albert Halilaj, mori sot zyrtarisht drejtimin e bashkisë së Kukësit në 4 vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij pas betimit, Halilaj tha se në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë më shumë për zhvillimin e Kukësit, ku çdo problem i qytetarëve do të marrë zgjidhje për të bërë bashkë Kukësin që qytetarët duan.
“Privilegj dhe përgjegjësi që për 4 vitet e ardhshme t’i ofrojmë kuksianëve shërbim cilësor, të drejtë dhe të barabartë”, tha ai.
Ceremonia e betimit u bë me pjesëmarrjen e drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko dhe Blendi Klosit, Sekretar Organizativ i PS-së.
Albert Halilaj mori 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” 7431 vota, me një pjesëmarrje prej 45.63%. Kandidati i PS siguroi fitoren e 24 shtatorit me diferencë prej 5594 votash, ndërsa Partia Demokratike zyrtare zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026