Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate për shkak të përjashtimit të deputetëve të opozitës, rrëzimit të Komisioneve Hetimore dhe bllokimit të Reformës Zgjedhore.
Deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi, thane se sjellja e mazhorancës eshte mbyllje e rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.
Për këtë shkak ato kanë braktisur mbledhjen e Komisionit pasi kanë shprehur qëndrimin në emër të opozitës.
DHURATA ÇUPI: “Është turp kjo që ndodh. Sot jam vetëm në komision, pasi, me akte të turpshme, keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, nuk e doni zërin e opozitës. Siç e keni në traditë, doni institucione moniste. Është e turpshme, pasi ju zonja Bushka keni firmosur përjashtimin e opozitës. Jeni ju që nuk lejoni as reforëmn zgjedhore. Nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
SAIMIR KORRESHI: “A është normale apo ligjore të na njoftoni për mbledhjen 45 minuta para dhe materialin na e dërgoni 10 minuta para? Ky është turp! Nuk jepni asnjë përgjigje institucionale”
Edhe Komsioni i Veprimtarisë Prodhuese e shtyu diskutimin, për shkak se deputetët e opozitës braktisën mbledhjen.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026