Në Kuvend, këtë të Enjte zhvillohet një seancë e veçantë pasi do të votohet Rezoluta e Kosovës për ngjarjen e rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.
Opozita dhe mazhoranca, ndryshe nga herët e tjera, ditën e djeshme ranë dakord për një rezolutë të përbashkët. Vendimi u mor pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit.
Rezoluta që bëri bashkë dy partitë kryesore në vend, mbështet plotësisht atë të Kuvendit të Kosovës ku përgjegjëse për këtë ngjarje bëhet Serbia.
Një pikë tjetër e rezolutës inkurajon qeverinë e Kosovës që së bashku me faktorin ndërkombëtar t’i bashkohet procesit për arritjen finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Pavarësisht se kjo çështje e rëndësishme i bashkoi opozitarët dhe mazhoritarët në një pikë, PD ka kërkuar që në seancë të jenë të pranishëm dhe deputetët e përjashtuar.
8 deputetët e PD-së janë përjashtuar një javë më parë pasi në seancën e kaluar bllokuan karrigen e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Mes të përjashtuarve për plot 10 ditë, është dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026