Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha sot amerikanes, Claudia Goldin për punën e saj për vendin e gruas në tregun e punës.
”Laureatja, gruaja e tretë që fiton këtë çmim, ka përparuar të kuptuarit tonë për situatën e grave në tregun e punës”, njoftoi juria Nobel.
Zyrtarisht, çmimi ”Sveriges Riksbank” në Shkencat Ekonomike në Kujtimin e Alfred Nobelit, ka vlerën 11 milionë korona (një milion dollarë), i njëjtë me kategoritë e tjera të Nobelit.
Ekonomistët amerikanë kanë qenë kryesisht marrësit e çmimit të ekonomisë, i cili u nda për herë të parë në vitin 1969.
Vetëm dy gra, Elinor Ostrom nga SHBA dhe studiuesja amerikane me origjinë franceze, Esther Duflo, kishin fituar më parë.
Vitin e kaluar, Ben Bernanke, ish-kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, dhe ekonomistët Douglas Diamond dhe Philip Dybvig u shpërblyen për kërkime mbi bankat qendrore dhe “si shoqëria merret me krizat financiare”.
Ashtu si çmimet e tjera të shpallura javën e kaluar, ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026