Magazina e një mobilierie në Fushë Krujë është përfshirë në flakë rreth orës 14:30 në afëri së Urës së Gjolës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
“Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afëri së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit E. H., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./
Latest posts by Pena Albania (see all)
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026