Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka vendosur masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“.
Sipas këtij vendimi, Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“.
Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në stacion policor në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Raportohet gjithashtu se Radojçiçit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtje se mund të arrestohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe detyrime, thonë mediat serbe.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur - 03/11/2026
- Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike - 03/11/2026
- Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE - 03/11/2026