Është siguruar një video, në të cilën shihet një autoblindë e grupit terrorist e braktisur në zonën malore në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në këtë autoblindë, shihet një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme. “Betimi për Drejtësi” mëson se autoblinda në fjalë është ende në atë zonë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës bëri të hënën prezantimin e armatimit që u gjet pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026