Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit në orët e vona të natës. Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, mësohet se flakët kanë rënë rreth orës 23:30, në katin 10 -të të një pallati pranë stacionit të trenit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat evakuuan menjëherë banorët.
Nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit, informoi sot policia e Durrësit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rama fiton gjyqin për shpifje me ish-Bletën e Artë për një koment në instagram! Brisida Shehaj: Do apeloj vendimin - 10/05/2026
- “Lufta drejt fundit”, Putin: Dua Schroeder si negociator, gati ta takoj Zelenskyn - 10/05/2026
- Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja - 09/05/2026