23.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

Mediat greke sulmojnë Gjykatën Shqiptare të Apelit: Shkeli 5 nga 10 nene për Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë rrëzoi edhe një herë kërkesat për lirimin nga burgu të Fredi Belerit dhe të drejtën e tij për të ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë. eKathimerini shkruan se Beleri është arrestuar që prej muajit maj për blerje të dyshuar votash, pasi u zgjodh kryetar i qytetit të Himarës në Shqipëri.

Pas shpalljes së vendimit të hënën, presidenti i Avokatëve Evropianë pa Kufij, Patrick Henry dhe kryetari i Plenares së Dhomave të Avokatëve të Greqisë, Dimitris Vervesos mbajtën një konferencë për shtyp. Patrick Henry vuri në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai shtoi se nuk ka motive që Fredi Beleri të largohet nga vendi, ndërsa në të njëjtën kohë mund të merren masa të sigurta për të parandaluar arratisjen e tij. Ai e konsideroi burgun joproporcional me krimin e Belerit pasi janë mbi 30 persona të akuzuar për vepra elektorale që nuk mbahen në paraburgim.

Dimitris Vervesos iu referua shkeljes së nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili e konsideron të paligjshme pengimin e një zyrtari në kryerjen e detyrës në mungesë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe të parevokueshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x