Ngjarje e rëndë në Kosovë. Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij. I plagosuri u transportua në spital. Vëllai tjetër që qëlloi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet.
“Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thotë policia.
- Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori - 09/11/2026
- Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç - 09/11/2026
- Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael - 09/11/2026