Kanë përfunduar investigimet e Microsoft DART dhe ekipit investigues të krimit kibernetik të FBI-së mbi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë duke arritur në përfundimin se tentativa kriminale për fshirjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarëve dështoi.
Raportin e detajuar e ka publikuar në faqen zyrtare Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit. Në të theksohet se sulmet e 15 korrikut nuk lidhen në asnjë formë me sulmin e 9 shtatorit ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për dy sulme të ndryshme, me zanafilla të ndryshme, ndaj dy infrastrukturave të palidhura me njëra-tjetrën.
“Për sa i përket sulmeve të fundit të 9 shtatorit 2022, ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duhet theksuar se objektiv ka qenë një infrastrukturë krejt e veçantë (rrjet totalisht i pavarur, Active Directory e pavarur, Exchange – sistemi i email-it) i palidhur me infrastrukturat AKSHI-t”, thuhet në raport.
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024
- Borë dhe shi në verilindje, parashikimi i motit për sot - 26/12/2024
- Mrekullia e Krishtlindjeve ndodh vërtetë/ I moshuari ribashkohet me familjen e tij biologjike, 75 vite pasi u birësua - 26/12/2024