Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.
Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku pritet të miratohet statuti i ri. Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin.
Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi.
Kujtojmë se sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të merren disa vendime me rëndësi.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026