Autoritetet franceze kanë vendosur që familja Hamzaj e vendosur në Lanester të largohet nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve. Sipas tyre mund të qëndrojë vetëm vajza e familjes e cila është studente në Lorient. Për rastin e kësaj familjeje shqiptare është angazhuar edhe një shoqatë lokale që ka organizuar një protestë duke mbledhur rreth 80 persona përpara prefekturës së Vannes.
“Ne jemi të zemëruar sepse ata janë një familje e ndershme” – tha një nga organizatorët. Megjithatë duket se të gjitha përpjekjet nuk kanë mundur dot që të ndryshojnë vendimi.
Mëngjesin e 29 gushtit, anëtarët e familjes Hamzaj u paraqitën vullnetarisht në komisariat. Pas kësaj nuk dolën të lirë. Dy prindërit dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre u hipën në një aeroplan po atë pasdite dhe u depërtuan në Shqipëri. Vetëm vajza e madhe, e cila studion për infermieri dhe që ka letra mundi të qëndrojë.

“Një familje e ndershme që nuk kërcënon rendin publik. Gjëja më e keqe është se familja është ndarë”-shpreh keqardhjen Christian Le Meut, anëtar i shoqatës Solidarité exiles Hennebont.
“Ata janë 6 anëtarë, 2 prindërit dhe 4 fëmijët, të gjithë në shkollë. Më e madhja, e cila ka statusin e studentes së infermierisë ka letrat e saj dhe ka mbetur e lirë. Ne jemi të zemëruar sepse është një familje e ndershme, e cila në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim për rendin publik”-shton ai.

Mbështetësit e kësaj familjeje thonë se do të “vazhdojnë luftën” për kthimin e tyre në Francë.