Ukraina feston sot 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili ka postuar edhe foto të kryeqytetit që solidarizohet sot me Kievin shkruan në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria do e mbështesë popullin ukrainas në këtë luftë për mbrojtjen e pavarësisë.
“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan Veliaj.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive - 30/10/2026
- Këngëtarja e njohur Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes - 30/10/2026
- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri Svelça nuk japin dorëheqjen: Na lejoni të bëjmë punën tonë - 30/10/2026