Ndërsa ritmet e ikjes në Mbretërinë e Bashkuara (MB) rezultojnë të kenë rënë këtë vit, sërish mbetemi shteti i parë për kërkesat për azil në MB.
Të dhënat zyrtare nga Home Office, të përpunuara nga Monitor bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1,440 në të njëjtën periudhë, me një rënie prej 28%.
Të dhëna të tjera të publikuara nga mediat vendase tregojnë se nga qershori 2022 deri në qershor 2023 kishte 11,790 shtetas shqiptarë që kërkuan statusin për azil, duke u renditur të parët nga aplikantët e gjithë botës. Të dytët ishin afganët, me rreth 10 mijë.
Në total, më shumë se 175,000 azilkërkues janë duke pritur për një vendim fillestar për aplikimin e tyre, një rekord i lartë, bënë të ditur statistikat e publikuara rishtazi nga Home Office. Rritja e përgjithshme e rasteve në pritje ishte “për shkak të më shumë rasteve që hynë në sistemin e azilit sesa marrjes së vendimeve fillestare”, tha Zyra e Brendshme.
Nga 11,790 aplikimet e shtetasve shqiptarë, 7,557 erdhën nga mbërritjet me varka që kalonin Kanalin, tregojnë të dhënat, megjithëse numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla ra ndjeshëm këtë vit krahasuar me vitin 2022.
Në 2022 u shënuan gati 16 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë
Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.
Në krahasim me vitet e mëparshme, aplikimet për azil u rritën ndjeshëm. Në 2021-n numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 5,147, ndërsa në periudhën 2013- 2018 kishte qenë mesatarisht më pak se 3 mijë persona në vit. Nga viti 2003 deri në 2011 aplikimet nuk i arrinin as 200 në vit./Monitor
- Penallti apo interpretim? Rregulli i IFAB që “vulosi” kualifikimin e PSG-s ndaj Bayern Munich për në Budapest - 06/05/2026
- Video/ Goli i Kane në fund nuk mjafton, PSG merr çfarë i duhet në “Allianz Arena” dhe shkon në finalen e dytë radhazi në Champions - 06/05/2026
- “Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD?”, Berisha i përgjigjet demokrates: Kanë frikë nga… - 06/05/2026