Admir Sinamati, kandidati i Bashkë Fitojmë në bashkinë Kukës në zgjedhjet e 14 majit është tërhequr nga kandidimi në zgjedhjet e reja më 24 shtator. Këtë vendim e përshëndeti deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Sipas saj kjo ishte një lëvizje e zgjuar pasi në zgjedhjet e 14 majit u dëshmua se lufta brenda vetes nuk lejoi fokusin te fitorja, gjë që Tabaku thotë se përbën një armë më shumë në duart e qeverisë.
“Partia Demokratike ka detyrë të shkojë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës me një kandidat dinjitoz, me integritet të përbashkët për të gjithë opozitën. Përgjegjësia përpara shqiptarëve është shumë herë më e madhe se sa egoja e kujtdo,” – shkroi Tabaku në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.
- Maria Anna, motra “fatkeqe” e gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Mozart - 30/10/2026
- Protesta në ditën e 18-të, Rama përsërit ftesën për dialog! Të shtunën pritet një tjetër tubim - 30/10/2026
- Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje - 30/10/2026