Armando Broja është gati të rikthehet në fushën e blertë. Kështu pretendojnë mediat angleze të cilat shkruajnë se sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimit dhe është gati ti bashkohet stërvitjes së Chelsea.
22-vjeçari prej afro një viti është në fazën e rikuperimit që prej dëmtimit të rëndë në gju që ai pësoi në muajin dhjetor çfarë i kërkoi dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Lajmin e ka dhënë dhe një gazetar i njohur britanik, Simon Philips i cili me anë të një postimi në Twitter ai bëri të ditur se lojtari është pranë rikthimit në formë dhe tashmë blutë e Chelsea por mendojnë të organizojnë dhe një ndeshje brenda grupit ku trajneri Pochettino ta shohë dhe më mirë gjendjen fizike të futbollistit.
Një lajm i mirë ky dhe për kombëtaren shqiptare pasi nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai do të thirret dhe në listën e trajnerit Sylvinho për ndeshjet e shtatorit, dy sfida vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.
Fillimisht kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në 7 shtator dhe 3 ditë më vonë presin Poloninë në Tiranë.
- Profil/ Kush është Bekim Sejdiu, njeriu që “pajtoi” LVV dhe LDK për emrin e presidentit - 31/08/2026
- Gazetarja Denada Shkodrani zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës Asambleja e PS në shtator - 31/08/2026
- Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?! - 31/08/2026