Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin, Dorjan Mema, i cili vrau me thikë fqinjin e tij, Dritan Manjani pas një konflikti në lokal.
Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30-vjeçarin, i cili mbrëmjen e së hënës (14 gusht) në fshatin Homesh të Bulqizës, i mori jetën të riut pasi e goditi me kaçavidë.
Pas një sherri në lokal mes dy të rinjve, viktima ka shkuar në banesën e tij, por autori i dyshuar e ka thirrur që të dalë jashtë banesës. Kur Dritan Manjani ka dalë jashtë, ai është goditur me kaçavidë nga 30-vjeçari dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën e tij.
26-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mbijetuar dot, ndërsa autori, i cili u arratis, u kap mëngjesin e së martës (15 gusht).
- Aksidenti në Durrës/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve, institucionet të marrin masa! - 03/05/2026
- “Topi është në fushën e SHBA-së”/ Irani mesazh të qartë palës amerikane: Negociata ose luftë, jemi të gatshëm për të dyja opsionet - 03/05/2026
- Shakira mbledh 2 milionë brazilianë në një koncert falas në plazhin e Copacabana - 03/05/2026