21.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Eurodeputeti gjerman reagon ndaj zëdhënësit të BE: Si guxon të flasë ashtu për Kosovën

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me deklaratat e fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili e cilësoi Kosovën si të paaftë për të reaguar në mënyrë evropiane për uljen e tensioneve në veri.

Eurodeputeti ka kritikuar ashpër zëdhënësin e BE-së për gjuhën e përdorur, duke i kujtuar se një burokrat i BE-së nuk mund të guxojë të flasë ashtu për Kosovën apo për çdo vend tjetër të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Në reagimin e tij të fortë në Twitter, eurodeputeti i bëri tag dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

“Kosova, thotë ai [Stano], ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, shkroi Bütikofer./

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x